Kina goditi administratën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Donald Trump. Shteti kinez njoftoi se do vendoste sanksione ndaj ish-kabinetit qeveritar. Sanksionet u bënë të ditura në përfundim të tranzicionit të presidentit Biden. 28 persona dhe familjet e tyre do të ndalohen të udhëtojnë në Kinë, Hong Kong and Macao. Këtyre personave nuk do t`u lejohet të bëjnë biznese me Kinën.
Do të vendosen sanksione ndaj ish-sekretarit të shtetit, Mike Pompeo dhe ndihmësve të sigurisë kombëtare, Robert O’Brien dhe Matthew Pottinger. Ish-këshilltari i Sigurimit Kombëtar, John Bolton, tij është përfshirë në listën e personave të sanksionuar nga Kina
Në listë përfshihet Peter Navarro, këshilltari ekonomik që mbështeti luftën tregtare të Trump, si dhe tre ish zyrtarë të lartë që mbështetetën Tajvanin gjatë tetë muajve të fundit: Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alex Azar; Keith Krach, një nënsekretar i shtetit; dhe ambasadorja e Kombeve e Bashkuara, Kelly Craft.
Shtetasit amerikanë që do të përballen me aksionet kineze “planifikuan, promovuan dhe ekzekutuan një seri lëvizjesh duke ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës, ofenduar popullin kinez dhe përçarë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës ”.
Ish-presidenti Donald Trump dhe anëtarët e familjes së tij nuk u përmendën në deklaratën e ministrisë.
Efektet e sanksioneve kineze nuk janë ende të qarta dhe. Këto efekte nuk janë aq të forta sa sanksionet që SHBA-ja ka vendosur ndaj Kinës apo ndaj zyrtarëve të Pekinit.
Zyrtarët e Trump-it vendosën sanksione ndaj udhëheqësit të Hong Kongut, Carrie Lam, për shkak të rolit të tij në goditjen e sigurisë kombëtare në qendrën financiare.
Në muajin nëntor,Lam tha tha se po mbante “shuma parash” në shtëpi, pasi bankat që kishin lidhur sistemin financiar me SHBA-në nuk do të bënin biznes me të.
Njoftimi i Pekinit mund të imponojë kosto reale për ish-zyrtarët e administratës që do t`i rikthehen botës së biznesit. Këto sanksione do të shfaqin pengesa gjatë udhëtimeve edhe nëse do t`i rikthehen shërbimeve qeveritare. .
Përpara se të se të largohej nga detyra këtë muaj, Pompeo njoftoi se SHBA-ja do të vendoste sanksione të tjera ndaj zyrtarëve të sigurisë kineze dhe të Hong Kong-ut. Pompeo hoqi kufizimet e Departamentit të Shtetit për takimet midis diplomatëve të SHBA-së dhe diplomatëve të Tajvanit.
Ditën e fundit në detyrë, Pompeo akuzoi zyrtarisht Kinën se po kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit ndaj myslymanëve Uyghur-ë, minoriteteve etnike dhe fetare që jeton në rajonin veriperëndimor të Xinjiang-ut.
Pompeo është sulmuar shpesh nga media shtetërore kineze. Udhëtimi i tij i fundit në Kinë ishte kur zhvilloi bisedime me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm Wang Yi dhe Shefin e Politikës së Jashtme Kineze Yang Jiechi. Banon u bë pjesë e titujve në vitin 2017, kur udhëtoi për të takuar Wang Qishan, zëvendëspresidentin, që zhvillon shpesh takime drejtuesit e biznesit të SHBA./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
-
Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit s’kanë vlerë, vendit i duhet stabilitet
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Nëse Trump fiton, do të kërkojë angazhim me 3% të PBB-së për vendet e NATO-s
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste