Lajme

Kina përpiqet t’i vihet kundër Indisë me shitjen e armëve në Pakistan


Brenda disa javësh, Kina do t’i dorëzojë Pakistan-it 25 avionë luftarakë J-10C, si pjesë e një marrëveshjeje që do të forcojë aftësitë ushtarake të Islamabad-it kundër rivalit, Indisë.

Eksporti i parë i avionëve të avancuar nga Pekin-i shënon një hap të madh në marrëdhëniet e tij të armëve me Islamabad-in prej dekadash.

Ai përfshin sigurimin e aleatit me disa nga pajisjet më të fundit që po përdorin forcat e armatosura të Kinës. Kina gjithashtu do të zgjerojë mbështetjen e saj për marinën e Pakistanit.

E përditshmja “Financial Times” tregon se grupi i parë i avionit luftarak po testohet në Chengdu, bazën e prodhuesit të saj Chengdu Aerospace Corporation.

“Ata do të transferohen në Pakistan pasi pilotët dhe teknikët e forcave ajrore të Pakistan-it të kenë përfunduar një prezantim të avionit”, ka treguar një gazetar kinez.

Sakaq, zyrtarë të lartë në Islamabad kanë zbuluar se avionët do të dorëzohen përpara fundit të muajit.

Kurse India që është përfshirë në një bllokim në kufirin e saj Himalayan me Kinën për gati dy vjet, beson se dërgesat e armëve janë një përpjekje për të përforcuar kërcënimin nga Islamabad-i.

India ndan kufij të gjatë tokësor me Pakistanin dhe Kinën.

“Ekziston një lidhje e qartë strategjike midis Kinës dhe Pakistan-it”, ka thënë Brahma Chellaney, profesor i studimeve strategjike.

Për të, kjo lidhje është “krijuar qartë për të përmbajtur Indinë, për ta fiksuar Indinë dhe për ta mbajtur atë të preokupuar. Ky është qëllimi strategjik kinez”.

Ndërsa marrëveshjet e fundit të armëve, ai i sheh si një ndryshim të rëndësishëm.

Lidhur me arritjet e reja nga Kina, ato pritet të rrisin aftësitë e Pakistan-it në Oqeanin Indian, një zonë me rëndësi strategjike për Pekin-in.

“Ata duan që Pakistan-i të ketë baza detare të gatshme që Kina mund t’i përdorë dhe të jetë në gjendje t’i mbrojë”, ka thënë Siemon Wezeman, ekspert i tregtisë së armëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore