Lajme

Kina akuzon SHBA-tё për presion sanksionesh ndaj Pekinit


Captain Cook Hotel në Anchorage, Alaska, ku u zhvilluan bisedimet midis delegacioneve të SHBA-ve dhe Kinёs, 18 Mars 2021

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për presion sanksionesh ndaj Pekinit.

Përmes ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Yi, i kanë kërkuar Washington-it të heqë sanksionet në qytetin port verilindor të Tianjin-it. Bisedimet pёr zgjidhjen e konflikteve midis dy kombeve u zhvilluan në qytetin kinez të Tianjin-it.

Pjesëmarrës në bisedimet e së hënës së 26 korrikut janë zëvendëssekretarja e SHBA-ve, Wendy Sherman, zёvendёsministri i jashtëm përgjegjës për marrëdhëniet Kinë-SHBA, Xie Feng dhe ministrit tё Jashtёm, Wang Yi.

Çfarë u diskutua?

Diplomatja amerikane Wendy Sherman ka bërë me dije se Washington-i nuk po kërkon konflikte me Kinën.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha se përgjegjëse për këtë janë vetë SHBA-të.

Më herët, të hënën, Xie Feng tha se SHBA-tё po “demonizojnё” vendin e tij, pasi sipas tij Kina po perceptohet si njё “armik imagjinar”.

Duke cituar njё deklaratё tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Kinёs, Xie deklaroi se SHBA-tё donin ta fajësonin Kinën për problemet e veta strukturore.

“Duket sikur po të përmbahet zhvillimi i Kinës, Amerika do të bëhej përsëri e mrekullueshme”, u dёgjua tё thoshte ai.

Diplomatja amerikane njoftoi pёr “Associated Press” se ёshtё ende herёt pёr tё dalë nё njё pёrfundim lidhur me ecurinё e marrёdhёnies midis dy shteteve.

Departamenti i Shtetit tё SHBA-ve kishte thënë më herët se shpresonte të mbante “shkëmbime formale” për “të avancuar interesat e SHBA-ve dhe menaxhimin e marrёdhёnies dypalёshe”.

Tensionet midis të dy vendeve kanë qenë të larta kohët e fundit.

Marrëdhënia midis dy kombeve është thelbësore për të dy palët, por dhe pёr pjesёn tjetёr tё botёs.

Javën e kaluar, Kina vendosi sanksione ndaj disa individëve dhe organizatave amerikane, përfshirë ish-Sekretarin e Tregtisë, Wilbur Ross.

Ato erdhën, pasi administrata e Biden-it paralajmëroi komunitetin e saj të biznesit që të mos vepronte në Hong Kong.

Vizita SHBA-Kinë po shihet gjerësisht si një hap përgatitor për një takim eventual midis Biden dhe homologut të tij kinez, presidentit Xi Jinping. Por, sipas zyrtarëve, kjo nuk u diskutua gjatë bisedimeve të së hënës.

Pekini i ka bërë vazhdimisht thirrje administratës së re për të përmirësuar marrëdhëniet, të cilat u përkeqësuan nën drejtimin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Megjithatë, presidenti amerikan ka vazhduar të tregohet i vendosur ndaj Kinёs, veçanërisht për çështje të tilla si të drejtat e njeriut dhe sanksionet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore