Lajme

Kim teston për herë të parë “sistemin e ndezjes bërthamore”


Koreja e Veriut testoi për herë të parë “sistemin e saj të ndezjes bërthamore”.

Nën urdhrat e Marshallit të nderuar Kim Jong-un, një bateri raketahedhëse hapi zjarr “duke simuluar një kundërsulm” dhe duke provuar efikasitetin e sistemit të komandës dhe kontrollit të forcës bërthamore në rast krize.

Stërvitja përdori katër raketa të afta për të dërguar koka bërthamore taktike në objektiv.

Bombat fluturuan 350 kilometra, të mjaftueshme për të vënë nën zjarr të gjithë territorin e Koresë së Jugut.

Sipas Phenianit, prova është një përgjigje ndaj manovrave ushtarake të kryera nga forcat amerikane dhe koreano-jugore nga 12 deri më 26 prilli.

Agjencia e Phenianit deklaron se shfaqja është reagimi i duhur ndaj “provokimit serioz” të manovrave në Jug.

Stërvitja e kryer nga Kim të hënën më 22 prill u quajt “Haekbangashoe”.

Analistët e strategjisë ushtarake shpjegojnë: pasi ka ekspozuar raketa me rreze të ndryshme veprimi, Kim dëshiron të demonstrojë se ka kontroll operacional të tyre për përdorim bërthamor në çdo situatë.

Të dëshmosh se ke një zinxhir të besueshëm komandimi dhe kontrolli është thelbësore për të penguar veprimet e armikut.

Parandalimi dhe pengimi, në një gadishull me armë bërthamore në të dy anët janë ushtrime me rrezik të lartë gabimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore