Shqipëria

Kim: SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin


Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur falënderimin për punën e bërë deri më tani nga SPAK-u.

“Ishte një nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Ryerson House. Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë tre viteve të fundit”, la thënë Kim.

Sipas saj, tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t’i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.

“SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm qoftë – nuk është mbi ligjin”, ka theksuar ambasadorja.

Po ashtu ka ravijëzuar se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht Reformën në Drejtësi, përfshirë SPAK-un.

“Sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si populli shqiptar: Shqipëria i përket Bashkimit Evropian”, ka përmbyllur Kim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore