Jetesë & Stil

Kim Kardashian, miliarderja e re


Kim Kardashian së fundmi i është bashkuar listës së miliarderëve. Sipas mediave ndërkombëtare dhe revistës prestigjioze ‘Forbes” pasuria e Kim Kardashian arrinë 1 miliardë dollarë.

Sipas “Forbes”, gjithashtu Kim ka fitime edhe nga “Keeping Up With The Kardashians”, kontrata dhe investime të tjera.

Pasuria e saj u shtua pasi ajo shiti 20% të aksioneve të “KKW Beauty” për 200 milionë dollarë në 2020-ën. Kjo nuk mund të kalonte pa u festuar nga bukuroshja super seksi e cila ka postuar edhe disa foto në Instagram në plazh ku duket rrëzëllitëse.

Rikujtojmë, se 40-vjeçarja nisi biznesin me “KKW Beauty” më 2017-ën pasi pa suksesin e kompanisë kozmetike të motrës Kylie Jenner, “Kylie Cosmetics”. Ajo krijoi kompaninë e veshjeve Skims më 2019 dhe vazhdoi me linjat e reja edhe gjatë pandemisë.

Vetë “Forbes” përpara një viti ka publikuar një artikull ku ka publikuar të palarat e familjes Kardashian-Jenner, veçanërisht të Kylie. Prestigjiozia amerikane hoqi nga lista e personazheve më të pasur në botë Kylie-n duke theksuar se ajo ka gënjyer për pasurinë e saj.

Rikujtojmë, se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, para disa kohëve është bërë zyrtarisht personi më i pasur me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, duke fituar shifra marramendëse nga bizneset e tij.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore