Lajme

KFOR-i për pretendimet e deputetes britanike për kontabandim të armëve nga Serbia dhe shfrytëzim të kishave: S’ka dëshmi


KFOR-i e ka njoftuar se nuk ka asnjë dëshmi për pretendimet e deputetes britanike Alicia Kearns, pasi kjo e fundit tha të martën se ka dëshmi për kontrabandim të armëve nga Serbia në Kosovë dhe shfrytëzim të kishave ortodokse për t’i mbajtur ato.

“Prania ilegale e armëve u raportua në zyrat e KFOR-it, por pas hetimeve shtesë në mënyrë që të konfirmohet kjo, asnjë dëshmi nga ajo që u raportua nuk doli. Nuk ka asnjë dëshmi as për kontrabandën e supozuar të kryer përmes vijës kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kishat ortodokse me autoambulanca. Për informata të plota, ky lloj aktiviteti i takon sundimit të ligjit, që është nën përgjegjësinë e organizatave të sigurisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për mediat serbe.

Sipas KFOR-it, ky mision ka për synim sundimin e ligjit, përgjegjëse janë organizatat e sigurisë së Kosovës.

Ndërsa Kisha Ortodokse Serbe përmes një reagimi për media thonë se “janë thellësisht të shqetësuar” për deklaratën e deputetes britanike.

“Kjo është një akuzë e rrezikshme që kriminalizon Kishën Ortodokse Serbe”, thuhet në reagim.

“Nëse këto pretendime do të vërtetoheshin, personat e kishës, të cilët vërtetohet se janë ndoshta të përfshirë në keqpërdorimin e objekteve të dhe shërbimeve të kishës për gjoja transferimin ose ruajtjen e armëve, do të përballeshin me dënimet më të rrepta të kishës dhe se ata nuk do të mund të vazhdonin shërbimin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore