Lajme

KFOR-i dhe Policia e Kosovës me patrullime të përbashkëta në Veri


Foto: KFOR-i.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke bërë patrullime të përbashkëta në Veri.

Lajmin e ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikate për media.

“Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale të KFOR-it në Perëndim (RC-W), kryen Patrulla të Përbashkëta me Policinë e Kosovës brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, në mënyrë që të monitorojnë territorin dhe të sigurojnë një kornizë adekuate të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Teksa, ripërsëritet se KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë sipas mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

Një grup i armatosur të dielën e 24 shtatorit, kishte sulmuar Policinë e Kosovës në Banjë të Zveçanit, duke lënë të vrarë rreshterin, tanimë heroin Afrim Bunjaku.

Autoritetet e Kosovës kanë akuzuar drejtpërdrejtë Serbinë se qëndron prapa këtij sulmi terrorist, teksa kryekrimineli Milan Radojiçiç – njeri i besuar i presidentit serb Aleksandër Vuçiç – ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Radojiçiç u arrestua të martën nga autoritetet serbe, mirëpo i njëjti një ditë më pas është liruar nga paraburgimi.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar këtë sulm, derisa kanë kërkuar që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore