Futboll

Kevin Strootman rikthehet në Serie A


Kevin Strootman vendos të rikthehet në Serie A pas qëndrimit dy-vjeçar tek klubi i Marseille-ës në Francë.

Mesfushori hollandez ka arritur të nënshkruaj me sukses këtë huazim, i cili do ta drejtojë tek ekipi i Genoa-s.

Marrëveshja midis dy skuadrave ka përcaktuar që Strootman do të paguhet nga të dy ekipet në mënyrë të barabartë – secili klub do të paguajë gjysmën e totalit.

Ai pret të kryejë protokollet shëndetësore në fillim të javës së ardhshme të muajit janar.

Në gusht të 2018-ës, transferimi i tij nga Roma në Marseille, kushtoi 25 milionë euro ndërkohë që ajo përiudhë përkon me pikun e vlerës së tij në merkato (28 milionë euro).

Strootman nuk është fillestar në kampionatin e Italisë, pasi ka luajtur për 5 vjet me Roma-n.

Kevin Strootman korri mjaft popullaritet në Serie A gjatë karrierës së tij te klubi kryeqytetas. Ai ka marrë pjesë në 131 takime, në të cilat ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 13 herë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore