Basketboll

Kevin Durant shkel rregulloren anti-Covid në NBA


Kevin Durant i Brooklyn Nets, do të karantinohet një javë dhe si pasojë, nuk do të arrijë të luaj në ndeshjen me Utah Jazz.

Si duket, një ndër yjet e Ligës Kombëtare të Basketbollit Amerikan (NBA), ka shkelur rregulloren anti-Covid duke takuar persona që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Durant e ka kaluar sëmundjen e virusit pranverën e 2020, por shkelja e protokollit shëndetësor i ka kushtuar rëndë.

Kevin Durant nuk është lojtari i parë që merr pezullim nga NBA në kuadër të shkeljeve.

James Harden i Houston Rockets ka pësuar të njejtën gjë kur organizoi një festë private. Gjithashtu, ai u gjobit me 50 mijë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore