Lajme

Këshilli i Sigurimit i kërkon talebanëve të anulojnë kufizimet ndaj grave


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka denoncuar politikat e qeverisë talebane që synojnë gratë dhe vajzat në Afganistan.

Talebanët i kanë ndaluar gratë të ndjekin universitetin dhe të punojnë për organizatat joqeveritare (OJQ) brenda javës së fundit.

Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh tha se ishte “thellësisht i alarmuar” nga kufizimet në rritje për arsimimin e grave.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se kufizimet e fundit “duhet të revokohen”.

Një deklaratë nga Këshilli bëri thirrje për “pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave dhe vajzave në Afganistan”.

Ai u kërkoi talebanëve “të rihapin shkollat dhe të ndryshojnë me shpejtësi këto politika dhe praktika, të cilat përfaqësojnë një erozion në rritje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.

Ndalimi i punonjësve humanitare femra “do të kishte një ndikim të rëndësishëm dhe të menjëhershëm për operacionet humanitare në vend”, duke përfshirë OKB-në, shtoi ai.

Guterres tha se kufizimet e fundit ishin “shkelje të pajustifikueshme të të drejtave të njeriut”.

“Veprimet për të përjashtuar dhe heshtur gratë dhe vajzat vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje të jashtëzakonshme dhe pengesa të mëdha për potencialin e popullit afgan”, shkroi ai në Twitter.

Të paktën pesë OJQ-të kryesore ndërprenë punën në Afganistan pasi gratë u ndaluan të punonin për to nga qeveria talebane.

Care International, Këshilli Norvegjez për Refugjatët (NRC) dhe Save the Children thanë se nuk mund të vazhdonin punën e tyre “pa stafin tonë femër”.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit gjithashtu pezulloi shërbimet ndërsa Islami Relief tha se po ndalonte shumicën e punës së tij.

Talebanët arrestuan javën e kaluar pesë gra që merrnin pjesë në një protestë në kryeqytetin afgan, Kabul, mbi ndalimin e arsimimit të femrave. Janë arrestuar edhe tre gazetarë.

Që nga rimarrja e kontrollit të vendit vitin e kaluar, talebanët kanë kufizuar vazhdimisht të drejtat e grave – pavarësisht se premtuan se sundimi i tyre do të ishte më i butë se regjimi i parë në vitet 1990.

Si dhe ndalimet për punonjësit e OJQ-ve dhe studentet femra të universitetit – në rastin e studentëve, që tani po zbatohen nga rojet e armatosura – shkollat e mesme për vajza mbeten të mbyllura në shumicën e provincave.

Gratë gjithashtu janë penguar të hyjnë në parqe dhe palestra, mes vendeve të tjera publike.

Gratë afgane s’mund të punojnë as në OJQ, ligji i ri taleban

Talebanët mbyllin dyert e universiteteve për vajzat

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore