Sport

Këshilla e Mike Tyson për Conor McGregor: Bëj kështu ose do lëndohesh keq fare


Mike Tyson dhe Conor McGregor

Boksieri legjendar, Mike Tyson, e ka paralajmëruar super-yllin e arteve marciale, Conor McGregor, që nëse u kthehet meçeve me top-kandidat përsëri do të lëndohet keq, pavarësisht se kush do jetë kundërshtari.

Ideja e Mike Tyson është që McGregor duhet që të rikthehet me disa ndeshje të lehta fillimisht, derisa të ri-adaptohet në oktogon, e më pas të provojë të ndeshet me kundërshtarë të fortë.

“Duhet ta bësh përvojën, tri ndeshje të tjera, që të ndjehesh më mirë. Dy ndeshjet e fundit ishin kundër Dustin Porier, një kundërshtar shumë i kualifikuar. Unë besoj fuqishëm që pas humbjes duhet të kthehesh te disa ndeshje më të lehta. Mendoj se duhet ta rindërtosh vetëbesimin dhe më pas shko bëjë çfarë di të bësh, të fitosh”, ka deklaruar Tyson duke folur për Podkastin “he Fight Card”.

Conor McGregor

McGregor kishte pauzuar për dy vjet dhe më pas u rikthye me dy ndeshje kundër Porier. Të dyja i humbi. Të parën pësojë K.O, derisa në të dytën theu këmbën dhe u desh ta ndërpres meçin.

Tani ai ka filluar të ushtrojë përsëri dhe përsëri po thërret emra kampionësh për t’u ndeshur me ta.

Një prej tyre edhe kampionin e peshave deri në 77 kilogramë, Kamaru Usman.

Prandaj, Tyson mendon se kjo strategji e McGregor është e gabuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore