Shqipëria

KESH mundëson rikonstruktimin e 30.7 km të rrugës Vau i Dejës- Koman


Administratori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESh), Benet Beci, ka njoftuar të shtunën, se KESH-i do të financojë rikonstruktimin e 30.7 kilometrave (km) të rrugës Vau i Dejës –Koman.

“Përmirësimi i shtresave, nënshtresave,  kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për  nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik”, shkruan ai në media sociale.

Sipas tij, bashkëbisedimet me specialistët, banorët e drejtues lokalë, informimi i publikut për vijueshmërinë e këtij projekti, ”janë pjesë e përgjegjësisë së Korporatës për të qenë më pranë komunitetit”.

Ndërkohë, Beci ka njoftuar dhe datën kur do hapet gara për kompanitë që do të implementojnë projektin.

“Të hënën, datë 8 shkurt 2021, do të bëhet shpallja e garës për kompaninë zbatuese të projektit”, shkruan ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore