Sport

Kërkohet nga Liverpool, Wolves kërkon mbi 50 milionë euro për mesfushorin e tyre


Futbollisti i Wolverhampton-it, Matheus Nunes, është mesfushori portugez që po kërkohet nga skuadra e Liverpool-it.

Këta të fundit janë fokusuar pas futbollistit 24-vjeçar, derisa ai do të jetë ndër objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, për ta pasur në skuadër, “The Reds” duhet ta paguajnë shumën e 55 milionë funteve, kërkesë kjo nga ana e klubit të Wolves.

Nunes po kalon një sezon shumë të mirë me “Ujqërit”, i cili në këtë edicion ka qenë ndër futbollistët kryesorë te skuadra angleze.

Ai u transferua në verën e kaluar nga Sporting Lisbona për shumën e 45 milionë eurove.

Nunes gjithashtu numëron edhe 11 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Portugalisë, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore