Zgjedhjet në Shqipëri

Kërkesa e PD për zgjedhjet, KQZ cakton relatorët


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar përmes shortit relatorët, të cilët do të shqyrtojnë kërkesat ankimore të Partisë Demokratike për nëntë nga 12 qarqe, në mbajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Më 9 maj, demokratët depozituan ankimin për mosnjohje të zgjedhjeve, me pretendimin se ka fakte për vjedhje të votave gjatë procesit zgjedhor.

Për, këtë, KQZ-ja ka hedhur shortin për caktimin e relatorëve të nëntë dosjeve të PD-së.

Elvin Lako është përzgjedhur si relator, për kërkesat në qarqet Vlorë, Shkodër dhe Elbasan.

Për kërkesën e PD-së në qarkun Korçë, është caktuar si relator Elvis Çefa. Ky i fundit do të jetë relator edhe për kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarqet Berat dhe Durrës.

Ilir Rusmajli do të jetë relatori i kërkesës së PD-së në qarqet Berat dhe Fier. Po ai, edhe për kërkesën e koalicionit ABEOK me numër 45.

Kërkesa e demokratëve për qarkun e Tiranës, do të ketë për relator Ledio Brahon. Ky i fundit do të shqyrtojë edhe kërkesën e LSI-së për qarkun Gjirokastër dhe kërkesën e ABEOK me numër 32.

Koli Bele do të shqyrtojë dy kërkesat e PD-së në Durrës e Gjirokastër. Gjithashtu atë të LSI-së në Berat.

Caktimi i relatorëve u zhvillua në përputhje me Kodin Zgjedhor, nëpërmjet shortit me gogla.

Shqyrtimi i kërkesa duhet të bëhet brenda 24 orëve nga hedhja e shortit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore