Shqipëria

Kemi 10 figura dinjitoze për presidentin e ri, thotë Veliaj


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se Partia Socialiste “ka 10 figura dinjitoze” për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste për mediat shqiptare.

“Ne kemi 10 figura, burra dhe gra dinjitozë, që kanë treguar në CV-në e tyre se ruajnë reputacionin e vendit tonë, stemën e republikës sonë. Besoj se mes këtyre 10 figurave, ne do të marrim një vendim Kryesie”, theksoi kryebashkiaku socialist.

Sipas tij, nëse opozita nuk do të propozojë emrat e saj, atëherë mazhoranca do e propozojë vetë një figurë.

Veliaj garantoi sakaq se brenda muajit qershor, vendi do të ketë një president të ri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore