Lajme

KEK – Korporata Energjetike e prodhimit të shkeljeve


Gjoba prej 3 milionë e 200 mijë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës nga Zyra e Rregullatorit për Energji erdhi pas të gjeturave të raportit të monitorimit të ZRrE-së, e cila ka monitoruar shit-blerjen e energjisë elektrike nga KEK-u gjatë vitit 2022 e ku janë konstatuar shumë parregullsi.

Në njërën nga të gjeturat kryesore të ZRrE-s thuhet se KEK ka kërkuar energji nga Korporata Energjetike e Shqipërisë edhe atëherë kur nuk ka pasur nevojë dhe energjinë e pranuar nga KESH e ka ofruar nё treg tё lirё.

“Një veprim i tillë bie nё kundërshtim me Nenin 1 tё Marrëveshjes për shkëmbim/depozitim tё energjisё elektrike nё mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe Korporatës Energjetike tё Kosovës (KEK)”, ka njoftuar ZRrE-ja.

Po ashtu, sipas të gjeturave të ZRrE-së, KEK nuk e ka tё aprovuar procedurën e brendshme të bazuar në funksionin e tyre në treg.

“Tregtimi i energjisё elektrike pa procedurë tё brendshme ёshtё nё kundërshtim me nenin 2, par. 2 i Procedurës sё Tregtimit tё Energjisë Elektrike”.

“KEK ka përsëritur procesin e shtijës sё energjisë elektrike edhe nё raste kur ka pasur oferta valide. Një veprim i tillё nga KEK ёshtё nё kundërshtim me nenin 13, par. 1 i Procedurës sё Tregtimit tё Energjisë Elektrike”.

Po ashtu ZRrE-ja ka konstatuar se KEK-u gjatë përzgjedhjes sё ofertave fituese nuk ka pёrdorur standard tё njëjtë tё përzgjedhjes në tё gjitha rastet dhe “bazuar nё kёtё, përzgjedhja e ofertave fituese nuk ёshtё bёrё nё pajtim me nenin 11 par. 10 dhe nenin 12 par. 1 dhe 3 tё Procedurës sё Tregtimit tё Energjisë Elektrike”.

“Me nënshkrimin e kontratave individuale me ndërmarrjet, degёt e tё cilave nuk janё tё licencuara nё Kosovë, KEK nuk ka vepruar nё pajtueshmëri me neni 28, par.1 dhe par. 2 dhe neni 30, par.1 tё Ligjit pёr Rregullatorin e Energjisë, neni 32, par.3 tё Ligjit për Energjinë Elektrike, neni 2, par. 2.1.2, 2.1.3 dhe 2.1.6 tё Rregullave tё Tregut, neni 8, par. 1 tё Procedurës për Tregtimin e Energjisë Elektrike”.

ZRrE ka konstatuar se KEK-u i ka shitur energji elektrike KOSTT-it për mbulimin e humbjeve në Veri të Kosovës, nën kushtet e marrëveshjes për mbulimin e humbjeve tё sistemit.

“Shitja e energjisë elektrike tek KOSTT për mbulimin e humbjeve në Veri bie në kundërshtim me procedurën e tregtimit të energjisë elektrike, pasi që në procedurë përcaktohet që tregtimi i energjisë elektrike duhet t’i nënshtrohet tregut të lire dhe konkurrues”.

Qëllimi i Monitorimit

Sipas ZRrE-së, qëllimi i këtij monitorimi është fokusuar në evidentimin e devijimeve nga parimet e ligjshmërisë, mbi trajtimin e energjisë elektrike tё prodhuar nga KEK, shkëmbimin e energjisë elektrike me KESH, si dhe shitblerjen e energjisë elektrike nga KEK.

Qëllimi i Monitorimit është dhënia e opinionit të pajtueshmërisë lidhur me tregtimin e energjisë elektrike, nëse në të gjitha aspektet procedurale tё KEK janë në përputhje ose jo me dispozitat ligjore dhe kornizën rregullative në fuqi.

Dallaveret e Nagip Krasniqit: I siguroi kundërligjshëm kompanisë greke tender prej 1 milion e 600 mijë eurove

“Dallaveret e Nagipit”

Më 19 prill, ish-drejtoi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ishte arrestuar nën dyshimin se keqpërdori në një tender prej 3.4 milionë euro me kompaninë “Litwin SA” dhe partnerin vendor “Bujar B. Shala B.I.”, për tenderin rreth kryerjeve të punëve për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”.

Ndërkaq Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), me efekt të menjëhershëm vendosi për pezullimin e Krasniqit nga detyra.

Emri i Krasniqit, u përmend edhe në rastin e skandalit financiar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ky i fundit u raportua se ishte takuar në Kroaci me Krasniqin gjatë muajit mars të vitit të kaluar.

Megjithatë, këtë e kishte mohuar Berishaj gjatë raportimit të tij në Komisionin Hetimor për Energjinë në Kuvendin e Kosovës më 17 nëntor të vitit të kaluar.

“Nuk kam pasur takim me kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës. Unë gjitha takimet fillimisht i bëjë në ambasadë. Jam shumë i gëzuar që kam pas mundësin ta shpjegoj një shpifje të madhe që është bërë”, pati thënë Berishaj.

Më 2 dhjetor të vitit të kaluar, Krasniqi ishte ftuar për të raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar i Kosovës në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Por, e kishte lëshuar mbledhjen pas pyetjes së kryetarit të këtij komisioni, Hajdar Beqa, i cili kishte kërkuar informacione nga Krasniqi për mos fillimin e remontit të bllokut A5 në Termocentralin “Kosova A”.

Ndryshe, të hënën Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

Megjithatë, kjo kërkesë është refuzuar nga Apeli, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.

Dallaveret e Nagip Krasniqit – i dha tender kundërligjshëm avokatit të tij, shpalli tender njëburimor për shërbime që veçse i ofronte zyra ligjore brenda KEK-ut

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore