Jetesë & Stil

Keira Knightley e apasionuar në ekstrem pas modës


Periudha e karantinës sfidoi shumë njerëz. Shumë nga njerëzit u detyruan të bënin diçka krejt ndryshe nga ajo që bënin në rutinën e tyre të përditshme.

Thuajse të gjithë visheshin me rroba të rehatshme. Por aktorja e njohur Keira Knightley duket që nuk ka pasur të njëjtën qasje.

Ajo gjatë gjithë ditëve të pandemisë ka veshur Channel çdo ditë.

Teksa kujtonte se si familja e saj argëtohej gjatë ditëve të para të karantinimit në Londër, aktorja u shpreh :”Ne kemi një trampolinë në kopshtin tonë dhe vumë rregulla të reja sa i përket veshjeve.  Aty lejoheshin vetëm fustanet. Unë bëja make up çdo ditë, dhe kisha vetëm veshje channel në dollapin tim.”

Rikujtojmë, se Knightley ka dy vajza, Edie 6-vjeçe dhe Delilah 1-vjeçe me ish-rokerin James Righton.

Ylli i “Piratët e Karaibeve” ka një marrëdhënie të gjatë me “Chanel” dhe i ka veshur rrobat e markës në tapetin e kuq përgjatë viteve, madje edhe në dasmën e saj në vitin 2013 me Righton.

Aktorja rolin e saj të parë e pati në 1994, në dramën “A village affair”. Që pas këtij viti suksesi i saj s ka pasur të ndalur. Më 1999 ajo luajti filmin e George Lucas, “ Star Wars Episode”.

Për rolin e saj në “Pride and Prejudice” ajo është nominuar për Oskar dhe Golden Globe në kategorinë aktorja më mirë kryesore.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore