Shqipëria

“Ke kaluar apo jo COVID-19, vaksinohu!”


“Është një përshtypje shumë e gabuar kur thua se ‘nëse nuk më ka zënë deri tani virusi jam imun ndaj tij'”.

Kështu e ka nisur video-mesazhin Prof. Dr. Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së.

Sipas Binos “çdo person mund të infektohet nga COVID-19. Ata mund të kenë qenë të infektuar por në mënyrë asimptomatike”.

Prandaj Bino thekson faktin se variantet e reja në qarkullim mund të sjellin infektimin, kështu që vaksinimi është mbrojtja e vetme.

“Duke mos qenë të vaksinuar mund të bëhen forma të rënda të sëmundjes. Madje mund të shtrohen në spital dhe mund të sjellin dhe vdekjen”.

Në përfundim të video-s Dr. Bino bën thirrje se, “kjo është arsyeja që pavarësisht e ka kaluar apo jo COVID-19, duhet të vaksinohet”.

Nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me mesazhin e Binos bën sërish apel që të vaksinohen të gjithë.

Nga ana tjetër një e moshuar, e cila po vaksinohet jep mesazhin se, “jam e mbrojtur, se dua të takohem me fëmijët dhe me njerëz të tjerë”.

Fushata e vaksinimit të hapur është e vetmja mënyrë për të luftuar virusin, sipas Manastirliut.

Kjo fushatë me përfundimin e muajit gusht, shtatori do ketë ditët e saj “për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1 milion e 340 mijë qytetarë.

Po ashtu, mbi 500 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron mbi 1 milion e 899 mijë e 172 vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore