Lajme

KDI dënon përplasjet fizike në Kuvend: Dhuna s’mund të jetë mjet politik


Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka cilësuar si të papranueshme përplasjet politike të shndërruara në përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës.

“Një Kuvend, puna parlamentare e të cilit është mbushur me fyerje e ofendime, pa debate përmbajtësore, kulmoi sot në skena të shëmtuara të konfrontimeve fizike. Imazhet sikurse këto janë rezultat i një klime joparlamentare, të cilës të gjithë aktorët politik parlamentar, pa dallim, duhet të mos i kontribuojnë”, thuhet në reagimin e këtij institutit.

Instituti në fjalë, u ka bërë thirrje të gjithë partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të distancohen nga kjo klimë dhune që prodhoi skena të papranueshme brenda Kuvendit.

“Dhuna, asnjëherë, përballë çfarëdo situate nuk mund të jetë mjet politik dhe në asnjë kontekst nuk mund të përligjet sikurse kjo e sotshmja”.

KDI gjithashtu ka kërkuar që organet e rendit të ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj ndaj akterëve të përfshirë në dhunë.

Përleshje fizike në Kuvend, Kurtit i hidhet ujë, Bislimi gjuan me shishe, goditet ministri Murati, truprojat përplasen me opozitën

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore