Lajme

Katër të vdekur dhe 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar katër persona të vdekur nga COVID-19 dhe dy mijë e 110 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga 10 mijë e 258 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 130 persona gjithsejtë.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë mijë e 12 mijë e 159.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 20 mijë e 358 persona kundër Coronavirusit.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë të vaksinës anti COVID është 406 mijë e 739 ndërsa numri total i të vaksinuarve me të dy dozat e vaksinës është 215 mijë e 329.

Një ditë më parë në Kosovë pesë persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore