Lajme

Katër të lënduar nga aksidenti Prishtinë-Ferizaj


Foto nga arkivi.

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar katër persona.

Lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 12:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti për AP.

Policia e Kosovës.

Ajo tutje ka shtuar se janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore