Bota

Katari: 360 milionë dollarë ndihma për Rripin e Gaza-s


Autoritetet e Katarit kanë miratuar ndihmën financiare me vlerë 360 milionë dollarë për enklavën palestineze, Gaza.

Sipas njoftimit nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve QNA, kjo ndihmë do të përdoret për të paguar pagat e punonjësve, sigurimin e ndihmës financiare për familjet në nevojë.

Ndihma do t’u dorëzohet autoriteteve të Gaza-s gjatë këtij viti, ndërsa pagesa e këstit të parë prej 60 milionë dollarësh pritet që të vijë në ditët në vijim.

Katari ka dhuruar më parë miliona dollarë ndihmë në Gaza, përpjekje për të lehtësuar tensionet midis Hamasit dhe Izraelit.

Izraeli ka ndaluar ndihmat e Katarit në Gaza, në muajin gusht në përgjigje të palestinezëve, të cilët lëshuan balona zjarrvënëse përtej kufirit.

Si shkak i këtyre balonave, më shumë se 60 zjarre u ndezën në fushat izraelite në kufi me Gaza-n.

Katari ka injektuar më shumë se 1 miliard dollarë në Gaza që nga viti 2012. Kjo ndihmë është dhuruar me para në dorë dhe ka qenë në fuqi për dy vjet.

Në janar të 2019-ës u dhuroi një ndihmë prej 20 milionë dollarë Kombeve të Bashkuara (OKB) me qëllim për t’u përdorur në projektet humanitare në Rripin e Gaza-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore