Përballje

Karl-Anthony Towns thyen rekord në NBA


Basketbollisti i Minnesota Timberwolves, Karl-Anthony Towns, ka hyrë në historinë e ligës amerikane të basketbollit, NBA.

Towns shënoi pot 60 pikë në fitoren e ekipit të tij me rezultat 139:149 ndaj San Antonio Spurs, i cili kontribuoi edhe me 17 kërcime e tre asistime.

Kështu 26 vjeçari theu rekord, teksa u bë basketbollisti me më së shumti pikë të realizuara për këtë sezon në NBA.

Ai gjithashtu u bë lojtari i 31-të në historinë e NBA, i cili arrin kuotën e 60 pikëve, derisa i fundit që mbante rekordin me mbi 60 pikë, ishte Shaquille O’Neal, i cili kishte realizuar 61 pikë për Lakers më 6 mars të vitit 2000.

Gjithashtu ai mban edhe rekord në klubin e tij, pasi që te Minnesota askush më parë nuk kishte shënuar më shumë pikë se ai.

Sa i përket ndeshjes, Towns ai u shfaq fantastik që nga fillimi, derisa ai shpjegoi se i kishte thënë trajnerit të tij se duhej ta fitonin këtë ndeshje.

“I thashë trajnerit (Chris Finch) para ndeshjes, ‘Hej dëgjo, ne kemi nevojë për këtë fitore. Unë do të bëj gjithçka që duhet'”, tha Towns.

“Nëse më duhet të luaj 44 apo 48 minuta, do ta bëj. Ky ishte një lloj mendësie me të cilën hyra. Më duhej të dominoja. Duhej të isha më i miri”, tha Towns pasi arriti rekordin.

Me këtë sukses, Timberwolves gjenden në vendin e shtatë me 40 fitore e 30 humbje, derisa Spurs gjenden në pozitën e 12-të me 26 fitore e 43 humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore