Stil

Kapja e flokëve, ka edhe efekte anësore


Kapja e flokëve është gjithmonë një problem për femrat. Në mënyrë që mos të ndihen të bezdisura gjithmonë përfundojnë duke kapur flokët bisht. Por kjo duket që shkakton edhe efekte anësore.

E rëndësishme është të keni kujdes se sa shpesh i kapni flokët kështu. Nëse e keni zakon t’i tërhiqni flokët shumë fort dhe t’i mbani ashtu gjatë gjithë ditës, mund të përballeni me disa çështje të pakëndshme.

Ju mund të krijoni migrenë

Flokët tuaj nuk janë të ndjeshëm ndaj dhimbjes, por nën gjëndrat e flokëve tuaj, ka nerva që mund të shkaktohen nga tërheqja e fortë e flokëve dhe ato mund të ndiejnë dhimbje.

Skalpi juaj mund të fillojë të lëndohet

Saktësisht si me dhimbjen e kapjes së flokëve bisht, nervat që shkaktohen nga tërheqja e fortë do ta bëjnë lëkurën tuaj të kokës të lënduar. Pra, përfundimet nervore të bashkangjitura në secilën qime preken në të vërtetë. Ju ndoshta do ta vini re dhimbjen menjëherë pasi të keni lëshuar flokët.

Mund të përjetoni dhimbje shpine

Skalpi juaj mund të jetë nën shumë stres, veçanërisht nëse keni flokë të trashë. Dhimbja shfaqet dhe mund të përhapet deri në qafë dhe në shpinë. Kjo ndodh sepse ju aktivizoni nervat ndijor edhe më shumë duke i detyruar të gjitha ato flokë të qëndrojnë lart.

 

Flokët tuaj mund të ngatërrohen

Kapja e flokëve bisht për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë fërkime dhe tensione në flokët tuaj.

Ju mund të zhvilloni alopeci

Alopecia tërheqëse është një lloj specifik i humbjes së flokëve përgjatë vijës së flokëve, dhe kjo ndodh kur tensioni aplikohet në flokë. Kontrolloni kokën tuaj për gunga të vogla.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore