Sport

Kapiteni i Kosovës U21 bashkohet me Dakun në ekipin slloven


Një tjetër futbollist nga Kosova është bashkuar me ish-kampionët e Sllovenisë, Mura.

Bëhet fjalë për kapitenin e kombëtares U21 të Kosovës, Leard Sadriun, i cili gjatë ditës së sotme (e marte) u transferua te Mura nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë klubi nga Sllovenia, të cilët njoftuan se e kanë transferuar Sadriun me parametra zero.

“Kapiteni i Kombëtares së Kosovës U21, Leart Sadriu, është duke u zhvendosur në Carno-Beylin”, thuhet fillimisht në njoftimin e Mura-s.

“Ne i shtuam një emër të ri ekipit. Qendërmbrojtësi Leard Sadriu po kalon te Mura nga Shkëndija. Ai është një futbollist premtues që do ta ashpërsojë konkurrencën në radhën e pasme, pasi në moshën 21-vjeçare tashmë ka bërë 76 paraqitje në futbollin e klubeve dhe është edhe kapiten i Kombëtares së Kosovës deri në moshën 21 vjeçare”, shkruan klubi slloven.

Kujtojmë që për ekipin e Mura-s luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Mirlind Daku. Ai deri më tani ka shënuar katër gola në tetë ndeshjet e para në ligën sllovene.

Ndërsa, Mura aktualisht mban vendin e katërt në ligën sllovene me 10 pikë të grumbulluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore