Shqipëria

Kapen me 29 kallëpe eksplozive dhe 15 kapsolla detonatorë; arrestohen 2 kuksianë


Policia e Durrësit realizoi me sukses operacionin e koduar “Trajektorja”.

Në këtë operacion policia sekuestroi 29 kallëpe me lëndë eksplozive me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore.

Në flagrancë u arrestuan dy poseduesit e lëndës eksplozive, të cilët do ta shisnin atë kundrejt vlerës 12 mijë euro.

Njoftohet se dy të arrestuarit ishin banues në Kukës. 

Policia njofton se pas informacionit të siguruar se një automjet me dy persona,  me një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive  në bagazh po udhëtonte drejt Durrësit filloi operacionin.

Ata ndaluan në Sukth shtetasit B. B. dhe Sh. T. Pas kontrollit të automjetit  sekuestruan lëndët eksplozive.  Materialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore