Stil

Kanye West s’merr pjesë në Grammy për shkak të ‘sjelljes online’


Reperi Kanye West nuk do të performojë në Grammy për shkak të “sjelljes së tij online”.

Nga sa raportohet, ekipi i tij ka marrë një telefonatë duke u informuar se për shkak të “sjelljes online”, ai nuk do të jetë pjesë e formacionit të artistëve që do të performojnë.

Vendimi nuk e ka befasuar ekipin, nisur nga një i fundit i Instagram-it për të pezulluar llogarinë e reperit për 24 orë “për shkelje të vazhdueshme të politikës për bullizmin, ngacmimin dhe gjuhën e urrejtjes”.

Por ka edhe arsye të tjera se pse një performancë e Kanye West në një rrjet televiziv live mund të jetë e rrezikshme.

Bazuar vetëm në postimet në rrjetet sociale dhe aktivitetin gjatë muajve të fundit, ai mund ta përdorte skenën për të vazhduar ngacmimin ndaj të dashurit të ri të ish-gruas, Pete Davidson.

Ai mund të ushtronte presion mbi emocionalitetin e publikut për kujdestarinë e fëmijëve që ka me Kim Kardashian.,

Po ashtu qëndrojnë edhe shqetësimet rreth ndërveprimeve të mundshme midis reperit dhe prezantuesit të Grammy-t, Trevor Noah.

West e ka ofenduar ashpër Noah në një postim në Instagram lidhur me komentet e prezantuesit mbi ndarjen nga Kardashian.

Çka çoi në ndalimin e tij nga platforma për 24 orë.

“Do të jem i sinqertë me ty: çka shoh nga situata është një grua që dëshiron të jetojë jetën e saj pa u ngacmuar nga një ish i dashur, ish-burrë ose ish asgjë”.

Kjo ka qenë përgjigjja e Noah pas fyerjeve të tij.

E meqë paraqitjet publike të West-it nuk janë pa polemika, performanca në Grammy Awards 2022 nuk mund të ishte përjashtim.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore