Muzikë

Kanye West heq dorë nga performanca e tij në Coachella


Kanye West, këtu në vitin 2019, ka hequr dorë nga një performancë e ardhshme në Coachella

Kanye West, i cili tani njihet si Ye, ishte një nga artistët kryesor që do të përformonte në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në “The Coachella Valley” së bashku me Billie Eilish dhe Harry Styles.

Aktualisht është ende e paqartë pse Kanye po tërhiqet – por ai ka pasur disa muaj të vështirë – duke u sulmuar kundër ish gruas së tij Kim Kardashian dhe të dashurit të saj Pete Davidson, në mediat sociale.

Një burim i afërt i artistit tha për CNN se West nuk donte të dilte në skenë në mes të betejës së tij të divorcit me Kardashian dhe në vazhdën e grindjes së tij të njëanshme me drejtuesin e programit “Daily Show”, Trevor Noah.

Kim Kardashian, Trevor Noah dhe Kanye West

Në javët e fundit, West ka përdorur mediat sociale për të transmetuar ankesat e tij për çështjet e bashkëprindërimit me ish gruan e tij.

Ai u pezullua nga Instagrami për 24 orë për postimin e një fyerje racore që sulmonte Noah-n, pasi drejtuesi i emisionit shprehu shqetësimin e tij për grindjet mes West dhe Kardashian.

Edhe një tjetër performancë që është parashikuar të ndodhte të dielën në ndarjen e çmimeve Grammy, u anulua për shkak të sjelljes së tij në internet.

Ngjarja vjetore e cila mbahet gjatë dy fundjavave në “Empire Polo Club” në Indio të Kalifornisë, edhe këtë vit është planifikuar të zhvillohet me 15-17 prill dhe 22-24 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore