Lajme

Kandiç: Kosova është e pavarur që nga viti 1999 – Asnjëri nga kandidatët për president të Serbisë nuk e njeh këtë


Themeluesja dhe drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiç

Themeluesja dhe drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiç, ka reaguar duke thënë se asnjëri nga kandidatët që janë në garë për president të Serbisë, nuk e pranojnë realitetin se Kosova është e pavarur.

Ajo ka thënë se Kosova është e pavarur që nga ’99-ta, por këtë fakt Serbia ende nuk është duke e pranuar.

“Nuk ka asnjë kandidat për president që e pranon realitetin – se Kosova është e pavarur që nga viti 1999”, ka shkruar Kandiç në rrjetin social Twitter.

Ajo tutje ka thënë se po këta kandidatë për të parin e Serbisë, janë kundër anëtarësimit të saj në Organizatën Veri Atlantike, NATO.

“Të gjithë kundër anëtarësimit në NATO”.

Përveç kësaj, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi ka shkruar se po të njëjtit kandidatë janë edhe kundër vënies së sanksioneve ndaj Rusisë ashtu siç kanë vepruar shtetet e rajonit dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, duke vë në pah se Serbia është duke bërë përpjekje të mbajë raporte “edhe- edhe”, pra edhe me BE-në, por edhe me Rusinë e cila ka invaduar në Ukrainë.

“Të gjithë kundër sanksioneve kundër Rusisë”.

Sipas saj, Serbia ka “nevojë për një aktor” të specializuar në repertorin e komedisë e cila mbretëron në vend, ka shkruar ajo në Twiter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore