Shëndet

Kanceri i gjirit – Testimi gjenomik shmang kimioterapinë


Testimi gjenomik është shumë i rëndësishëm për të gjitha gratë me kancer gjiri.

Në Itali, në mbi 55 mijë raste të reja të vlerësuara përgjatë vitit 2021, kanceri i gjirit ishte më i shpeshti hasur te femrat.

Megjithatë, falë këtyre testeve është e mundur të përcaktohet efektiviteti i kimioterapisë për gratë me kancer të gjirit.

Pra, mund të bëhet një parashikim në lidhje me agresivitetin e kancerit, në fazën fillestare, duke përcaktuar kështu edhe se çfarë avantazhi do të sillte kimioterapia – te rreth 10 mijë gra me kancer gjiri ka qenë e panevojshme që t’i nënshtrohen kimioterapisë, pas një testimi të tillë.

desc img

Pse është i rëndësishëm testimi gjenomik?

Për të demonstruar dobinë e këtyre testeve, në revistën shkencore “The New England Journal of Medicine” është botuar studimi i prezantuar në Simpoziumin e Kancerit të Gjirit në San Antonio.

Aty mbahet edhe Kongresi Ndërkombëtar kushtuar kësaj neoplazie (formimi i qelizave jonormale në trup).

Me Ligjin e Buxhetit për vitin 2021 në Itali u përcaktua se do të kishte një fond kombëtar prej 20 milionë eurosh në vit, për të rimbursuar shpenzimet për blerjen e testeve gjenomike.

Deri më sot, vetëm Lombardia, Toskana dhe provinca autonome e Bolzanos parashikojnë rimbursimin e këtij lloj testi.

Pavarësisht se ka kaluar një vit nga krijimi i këtij fondi kombëtar – për t’u dhënë akses për teste të gjitha femrave që kanë nevojë – këto testime nuk janë rimbursuar ende në mënyrë uniforme në të gjithë territorin kombëtar.

Sipas studimit, testet gjenomike mund të parashikojnë rrezikun e rikthimit të kancerit te pacientet post-menopauzë (me kancer në fazë të hershme) dhe nyjet limfatike pozitive.

Për rrjedhojë, pas testimit përjashtohet kimioterapia, përveç terapisë hormonale pas operacionit, duke shmangur të panevojshmet.

Sipas vlerësimeve, këto analiza mund t’i kryejnë pak a shumë një në pesë pacientë.

Më shumë se 10 mijë gra përfituan nga analizat, që janë të lehta për t’u kryer çdo vit.

Testimi gjenomik, i dobishëm për gratë me kancer në fazë të hershme

Studimi, i cili përfshiu 5 mijë e 83 gra me kancer të gjirit në fazën e hershme (II-III), u krye në mënyrë të pavarur nga Rrjeti i Kërkimeve të Kancerit SWOG, me mbështetjen e Institutit Kombëtar të Kancerit.

“Qëllimi ishte për të kuptuar më mirë se kur duhet përdorur kimioterapia ndihmëse, domethënë pas operacionit, për të lejuar trajtimin e personalizuar”, shpjegon Francesco Cognetti, president i Fondacionit Together Against Cancer.

Më pas, pacientet iu nënshtruan testit gjenomik Oncotype DX.

Rezultatet e testimit mund të ndryshojnë praktikën klinike.

Pra, mund të shmangin kimioterapinë dhe të trajtohen vetëm me terapi hormonale, duke kursyer dhjetëra mijëra pacientë në mbarë botën nga efektet anësore të lidhura me kimioterapinë.

Cognetti shpjegon se kjo i shërben edhe sistemit shëndetësor.

Tumore seno e test genomici: serve subito il decreto per sbloccare i fondi

Testimi gjenomik, i nevojshëm për përcaktimin e kimioterapisë

Vlera klinike e testeve gjenomike u konfirmua edhe pas eksperimenteve të kryera në Itali.

Në studimin e Institutit Kombëtar të Kancerit Regina Elena në Romë te mbi 1 mijë e 738 paciente nga qendra të shumta italiane, në rreth 50% të rasteve, pas testit gjenomik, klinicistët ndryshuan trajtimin, duke shmangur kimioterapinë.

“Rreth një e treta e pacientëve me receptorin hormonal të fazës së hershme pozitive, kancerin e gjirit HER2-negativ, kanë një sëmundje që është përhapur në nyjat limfatike dhe dy nga tre janë në menopauzë”, shpjegon Saverio Cinieri, president i Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore.

Shumica e pacientëve në ditët e sotme trajtohen me kimioterapi ndihmëse, me një prevalencë të kuptueshme të qëndrimeve të kujdesshme.

Rezultatet e testimi gjenomik mund ta ndryshojnë këtë prirje.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore