Kosova

Kancelari Kurz, përgëzon Qeverinë “Hoti”


Kryeministri në detyrë i Kosovës në takim virtual me Kancelarin Federal të Austrisë, Sebastian Kurz

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, zhvilloi një takim virtual me Kancelarin Federal të Austrisë, Sebastian Kurz. Ku, biseduan për zhvillimet aktuale politike, menaxhimin e pandemisë së coronavirusit, distribuimin e vaksinave, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për bashkëpunimin bilateral.

Hoti, informoi Kancelarin Kurz, mbi zhvillimet e fundit të Qeverisë në detyrë. Sipas tij, Qeveria, po i kryen të gjitha detyrimet në përputhje me ligjet në fuqi dhe me Kushtetutën e vendit.

Në qendër të bisedimit, ishin përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Përsa i përket pandemisë, Hoti, tha se qeveria e tij, ka marrë të gjitha masat, për të minimizuar pasojat që shkakton pandemia. Si në aspektin shëndetësor, ashtu dhe në atë ekonomik e social.

Përsa i përket vaksinës anti-Covid, Kurz, informoi Hotin, se furnizimi me vaksina, do të bëhet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën kohë.

Hoti, bisedoi edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ku, Kurz vlerësoi punën e mire të Qeverisë Hoti, në përmbushjen e kushteve të vendosura, për liberalizimin e vizave. Në mënyrë, që edhe qytetarët e Kosovës, të lëvizin sa më parë në zonën Schengen.

Hoti, kërkoi nga  Kurz, që të konfirmonte marrëveshjen për një kredi të butë për Kosovën. Kurz, e miratoi kërkesën e kryeministrit, për dhënien e huasë, për projekte në furnizimin me ujë dhe rehabilitimin e infrastrukturës së kanaleve të ujërave të zeza.

Të dy, vlerësuan marrëdhëniet bilaterale,duke shprehur gadishmërinë për bashkëpunim më të fortë, në çdo fushë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore