Lajme

Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë, iu konfiskohet kokainë


Tre persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë nga hetuesit e antidrogës, derisa organet e rendit kanë njoftuar se bëhet e ditur se fillimisht ka pasur informatë se një i dyshuar me inicialet R.H. është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

“Pas një pune hetimore dhe me urdhëresë të lëshuar nga  Gjykata Themelore në Prishtinë të shtunën hetuesit policorë të antidrogës kanë arrestuar të dyshuarin G.B. tek i cili është gjetur një sasi e substancës narkotike kokainë. Të njëjtën ditë, në orët e mbrëmjes është arrestuar R.F. te i cili janë gjetur tri qese të mbushura po ashtu me kokainë me peshë 1.6 gramë”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu te banesa e të dyshuarit me iniciale R.H. janë kryer bastisje ku janë gjetur 46 paketime të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të gatshme për shitje me peshë të përgjithshme 23.3 gram, një peshore e vogël digjitale që shërben për matje në sasi të vogla, para të gatshme në valuta te ndryshme me vlerë prej 730 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikeve dhe dy telefona celular”.

Sipas njoftimit, në vend të ngjarjes kanë dalë njësia K-9 dhe njësia e Forenzikes Regjionale-Prishtinë, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive të gjetura materiale.

Ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, për proceduar të mëtejme ligjore.

“Vlen të potencohet se i dyshuari me iniciale F.K. pas verifikimit në data bazën e Policisë figuronte se ka urdhër-arrest me vuajtje të dënimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore