Sport

Kampionati Ballkanik dhe Mesdhetar i Mundjes, Shqipëria e mbyll me shtatë medalje


Sportistët, që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik dhe atë Mesdhetar të Mundjes, kanë arritur të dalin me shtatë medalje.

Kampionati u mbajt në Xanthi të Greqisë, më datat 27-31 tetor. Shqipëria u përfaqësua nga 13 sportistë dhe tre trajnerë. Konkurentët garuan në Stilin e Lirë dhe atë Greko-Roman.

Për Cadet konkurruan: Klevisi Preci 60 kg Stili i Lirë, Marglen Beqiraj 65 kg Stili i Lirë, Bahri Shaqiri 80 kg Stili i Lirë, Ergi Uku 51 Kg Greko-Roman, Marcelo Celaj 55 kg Greko-Roman dhe Ardit Zeneli 60 kg Greko-Roman.

Për Junior konkurruan: Marin Jaku 86 kg Stil i Lirë, Andi Dyshniku 60 kg Greko-Roman, Klodjan Shehu 67 kg Greko-Roman dhe Julijan Shehu 72 kg Greko-Roman.

Për grupmoshën deri në 15 vjeç konkurruan: Ervis Bardhi 38 kg Stili i Lirë, Oliver Cengu 48 kg Greko-Roman dhe Mikel Troplini 52 kg Greko-Roman.

Lista e sportistëve medalistë:

Mikel Troplini – Medalje Bronxi, Kampionati Ballkanik

Klevisi Preci – Medalje Argjendi Kampionati Ballkanik dhe Medalje Bronzi Kampionati Mesdhetar

Ergi Uku – Medalje Ari Kampionati Mesdhetar

Ardit Zeneli – Medalje Bronzi Kampionati Mesdhetar

Klodjan Shehu – Medalje Argjendi Kampionati Mesdhetar

Julijan Shehu – Medalje Argjendi Kampionati Mesdhetar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore