Përballje

Kampionat në çerekfinale


Real Madrid dhe Manchester City avancojnë në fazën çerekfinale të Champions League me shumë lehtësi.

Madrilenët “shkelën” Atalanta-n pa shumë mund në “Alfredo di Stefano”.

Ishte garda e vjetër e madrilenëve ajo që zgjodhi gjithçka me një super paraqitje.

Benzema, Ramos dhe Modric bënë gjithçka që duhet në mënyrën e tyre më speciale.

Fillimisht ishte Modric që fitoi topin në mënyrë perfekte, pastaj asistoi për Benzema-n që shënoi për 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të tillë.

Në të dyten ishte Vinicius ai që pati një ndeshje të jashtëzakonshme, duke fituar edhe penallti në minutën e 58.

Në gol e shndërroi Ramos për 2-0.

Muriel shënoi një super gol nga gjuajta e lirë duke i japur Atalanta-s shenjën e nderit.

Vetëm një minutë më pas, Asensio i sapo inkuadruar gjeti rrjetën, për rezultatin përfundimtar 3-1, dhe 4-1 në të dy ndeshjet.

Manchester City në anën tjetër fitoi me rezultatin e njejtë si në ndeshjen e parë, 2-0.

Rezultat total, City 4-0 Mönchengladbach.

Golashënues ishin De Bruyne dhe Gundogan.

Pos City-t, dhe Real Madrid-it, janë kualifikuar edhe PSG, Porto, Dortmund dhe Liverpool.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore