Aplikacione

Kai Cenat thyen rekordin e abonentëve në Twitch


Transmetuesi amerikan 21 vjeçar ka mbledhur 300 mijë abonentë në shërbimin e transmetimit që është nën pronësinë e Amazon.

“Subathon-i” që filloi nga 1 shkurti – bëri që Cenat të transmetonte 24 orë në ditë, gjatë të cilave ai bisedonte me shikuesit, luante dhe intervistonte të ftuarit e tij, e gjithashtu edhe flinte.

“YouTube-ri” i famshëm zyrtarisht e tejkaloi mbajtësin e rekordit të kaluar, Ludwig Ahgren.

Ludwig e kishte mbajtur rekordin për më së shumti abonentë në Twitch, i cili e arriti shifrën e lartë prej 283 mijë shikuesve gjatë një transmetimi të vazhdueshëm në prillin e vitit 2021.

Dy vjet më vonë, Cenat theu rekordin e Ludwig me maratonën e tij të abonimit – ose ndryshe “subathon” – një transmetim i cili ka një kohëmatës numërimi mbrapsht koha e të cilit zgjatet sa herë që dikush abonohet në kanal.

Twitch është një platformë ku përdoruesit zakonisht luajnë video lojëra përderisa bisedojnë me shikuesit e videove.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore