Sport

Juventus-in e pret tjetër dënim, gjyqi do të mbahet këtë të marte


Juventusi ka rënë dakord për një marrëveshje për pranimin e fajësisë me prokurorin e Federatës së Futbollit të Italisë në çështjen e manovrimit të pagave, kështu që gjyqi i dytë sportiv do të zhvillohet sot (e martë, 30 maj), në vend të 15 qershorit.

Burime të shumta në Itali kanë konfirmuar se drejtorët e Juventus-it kanë arritur një marrëveshje me Prokurorin e FIGC në një gjyq të dytë sportiv që shqyrton të ashtuquajturën çështje të manovrimit të pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klubet e tjera.

Për rrjedhojë, gjyqi i dytë sportiv që duhej të zhvillohej më 15 qershor do të zhvillohet sot.

Siç theksohet nga “Gazzetta dello Sport”, kjo do të thotë se Juventus mund të përfundojë me një dënim të reduktuar pikësh për sezonin aktual dhe një gjobë të madhe ose madje të shmangë një zbritje të mëtejshme pikësh për sezonin 2022-23.

Juventusi dhe tifozët e tyre nuk do të presin shumë për të ditur rezultatin e gjyqit të dytë të FIGC, që do të zhvillohet mëngjesin e së martës.

Drejtori i bardhezinjve, Francesco Calvo, kishte lënë të kuptohet për një marrëveshje të mundshme me FIGC të dielën mbrëma, duke thënë se dënimi i parë prej 10 pikësh i përkiste të shkuarës, duke sugjeruar se klubi nuk do të apelonte.

“Ne e kemi thënë që në fillim shumë qartë se ndjejmë se jemi dënuar padrejtësisht, se ka qenë në disproporcion, se kemi nisur gjyqin e akuzuar për shkelje të një neni, por kemi konstatuar se është dënuar për një tjetër”.

Në këtë mënyrë bardhezinjtë duket se do të qëndrojnë jashtë Evropës këtë sezon, me qëllim përqendrimin te kampionati dhe rikthimin sa më shpejt në nivele konkurruese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore