Sport

Juventus-i pritet të dënohet sërish, mediat italiane shkruajnë se do t’i hiqen 12 pikë


Gjykata Federale e Apelit do të ketë seancën e saj mbi skandalin e fitimeve kapitale të Juventus-it të hënën dhe raportet në rritje sugjerojnë se dënimi nga Serie A do të jetë 12 pikë, një reduktim prej tre pikësh në krahasim me dënimin e kaluar.

Bardhezinjtë akuzohen se kanë fryrë artificialisht tarifat e transferimeve për të rritur fitimet kapitale dhe për këtë arsye balancojnë librat, duke e bërë të duket sikur ata po lëvizin rreth aseteve shumë më të vlefshme.

Edhe pse kjo është një teknikë që funksionon vetëm nëse klubet e tjera janë dakord për vlerësimin, Juve është klubi i vetëm i prekur sepse ky është në thelb një apel kundër një vendimi të mëparshëm që liroi shumë ekipe në prill të vitit 2022, i rihapur për shkak të provave të reja nga Hetimi civil “Prisma”.

Juve fitoi apelimin kundër dënimit prej 15 pikësh muajin e kaluar, por vetëm e ktheu atë në Gjykatën Federale të Apelit FIGC për një vlerësim të ri.

Bazat thelbësore të fajit u konfirmuan, kështu që “Zonja e Vjetër” do të përballet me një dënim me pikë, ai vetëm reduktohet sepse disa nga bordi i drejtorëve, përfshirë Pavel Nedved, u pastruan nga keqbërjet.

Gjatë javëve të fundit, supozohej se do të hiqeshin nëntë pikë, gjë që fillimisht ishte ajo që kishte kërkuar prokurori i FIGC Giuseppe Chine.

Megjithatë, “Corriere dello Sport” pohon sot se gjykata është e prirur të ngrejë përsëri dënimin me 12 pikë, duke e konsideruar sjelljen recidiviste dhe sistematike të Juve-s si të denjë për një ndëshkim më të madh.

Kjo do ta çonte Juventusin nga 69 pikët aktuale dhe vendi i dytë në 57 pikë në vendin e tetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore