Sport

Juventus dhe UEFA drejt paqes, por ka një kusht


Image credit: Eurosport

Paqja është e mundur mes Juventus-it dhe UEFA-s por duhet një ndryshim vendimtar kursi për çështjen e Super League-s Evropiane dhe para vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian.

Midis UEFA-s dhe Juventus-it asgjë nuk është mbyllur përfundimisht dhe ndryshimi i papritur i drejtimit te Juventus, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, ishte një hap i parë drejt pajtimit.

Në Nyon ata janë gati t’i shtrijnë dorën klubit bardhezi tani që Andrea Agnelli është larguar por presin diçka që nuk ka ndodhur ende për momentin, pra daljen nga skena e Super League-s.

Në fakt, Juventus është pjesë e klubeve promotore të projektit me Barcelona-n dhe Real Madrid-in. Për këtë arsye, UEFA përshëndeti largimin e drejtuesve të vjetër dhe vendosjen e drejtuesve të rinj, të cilët kërkuan menjëherë rrugën e dialogut me organin drejtues të futbollit në Evropë, duke gjetur dyer të hapura dhe disponueshmëri maksimale.

Megjithatë, për momentin ka një ngërç. Nuk ka pasur asnjë takim, as informal, por mbi të gjitha nuk ka pasur atë përgjigje nga italianët që priste UEFA. Në periudhën prill-maj duhet të arrijë vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, i cili pritej në mars.

UEFA dhe FIFA tashmë mund të vendosin sanksione ndaj tre “rebelëve”, por kanë vendosur të presin përfundimin e procedurës dhe të gjithë gjyqtarët europianë do të duhet të zbatojnë këtë dënim.

Natyrisht, largimi i Juventus-it nga skena vetëm pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë nuk do të kishte të njëjtën vlerë për UEFA-n. Në Nyon ata do të donin që klubi të largohej më herët dhe tani koha po mbaron.

Nuk duhet të harrojmë se tashmë UEFA ka kërkuar dhe marrë të gjithë dokumentacionin e vjetër dhe të ri që lidhet me hetimin e “Prisma” direkt nga Prokuroria Publike e Torinos. Në tavolinë janë dy çështjet e “fair play”-it financiar dhe “sjellja josportive”, arsye pse Juventus rrezikon të mbetet jashtë kupave evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore