Sport

Julian Alvarez do të jetë futbollist i Manchester United


Julian Alvarez është më afër se asnjëherë që të bashkohet me Manchester United.

Talenti argjentinas i River Plate u shndërrua në një kohë shumë të shkurt në fokusin kryesor të shumë skuadrave elitare evropiane.

Në mesin e atyre klubeve është edhe Manchester United.

Dhe, sipas raportimeve, duket që lojtari është shumë afër që të bashkohet me Manchester United që në muajin janar.

Drejtuesit e klubit anglez, ishin në negociata me River Plate që nga e hëna, dhe pas katër ditësh duket se palët kanë arritur një marrëveshje.

Manchester United pritet të paguajë rreth 20 milionë euro për shërbimet e talentit argjentinas.

Ardhja e Alvarez, Manchester United-it do t’i mundësojë edhe shitje e disa lojtarëve tjerë.

Anthony Martial pritet që të kaloj te Sevilla, në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Edhe Edinson Cavani po e konsideron largimin, por uruguajani nuk është i bindur në vendimin e tij.

United shpreson që në Alvarez të gjej një sulmues të denjë për dekadën e ardhshme, me 21-vjeçarin që më në fund po realizon ëndrrën për të luajtur në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore