Stil

Julia Fox lë pas ndarjen me Kanye West – shfaqet me plot stil në pasarelë


Julia Fox

Të dukesh bukur është hakmarrja më e mirë – kështu vetëm disa orë pasi lajmi për ndarjen e saj nga Kanye West u bë viral, Julia Fox vazhdoi me stil spektakolar, duke bërë debutimin e saj në pasarelë gjatë Javës së Modës në New York.

Aktorja e “Uncut Gems”, 32 vjeçe, hapi shfaqjen e kreatorit, LaQuan Smith, me një fustan të zi dhe të ngushtë me mëngë të gjata, një qafë të lartë dhe prerje të egra që përshtatnin format e saj të famshme.

Julia Fox.

“Julia ka qenë vajza ime që nga Dita e Parë” tha Smith për WWD, teksa ka folur për zgjedhjen e modeleve në pasarelë.

“Ajo më ka mbështetur shumë që në fillimet e mia. Julia gjithmonë vjen tek unë edhe për kostume nga më të thjeshtat. Ajo e meritonte ta hapte këtë sfilatë me rendesi per mua”, shtoi ai.

Në të vërtetë, Fox modeloi në mënyrë të paharrueshme një nga ato të dukshme të stilistit në kopertinën e revistës “Office” në vitin 2020.

Julia Fox.

Ndërkohë që aktorja me siguri do të ngrinte në krahasim, vlen të përmendet se stilet e të veshurit seksi të Smith janë gjithashtu të preferuarat e modeles, Kim Kardashian, ish gruas së ish të dashurit të Fox, Kanye West.

Kanye West dhe Julia Fox.

Fox dhe West së fundmi bënë bujë, teksa konfirmuan fundin e romancës së tyre, teksa rep artisti po vazhdon të kërkojë me ngulm një ribashkim të mundshëm me ish gruan e tij, Kim Kardashian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore