Stil

Julia Fox feston ditëlindjen bashkë me Kanye West


Në fund të fundit, rep artisti, Kanye West u kthye në New York për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, Julia Fox.

Përkundër faktit se stilisti Yeezy ka qenë i zënë duke biseduar me ish gruan e tij, modelen, Kim Kardashian në Soho House të Los Angeles, West u kthye në Manhattan për të festuar ditëlindjen e 32-të të muzës së tij më të re.

Julia Fox dhe Kanye West në Javën e Modës në Paris.

“Ye fluturoi në New York për ditëlindjen e saj dhe më pas po fluturon përsëri në Los Angeles për të përfunduar albumin e tij të ri”, tha një burim i brendshëm i çiftit për Page Six.

Një tjetër burim na tha se dyshja festuan në Lucien me një grup miqsh të saj.

Pamje nga festa modese e ditëlindjes së Julia Fox.

“Ata arritën së bashku, duke u dukur shumë çift”, tha burimi.

“Kanye ishte i gjithë i buzëqeshur. Aty ishin edhe miqtë e saj. Ishte një grup i madh”, shtoi ai.

Bistroja franceze duket se është një nga të preferuarat e yllit të “Uncut Gems”, pasi aty ishte festa e parë e ditëlindjes së saj dhe djalit të saj Peter Artemiev, Valentino.

Grupi i ditëlindjes së Fox përfshinte dramaturgun Jeremy O. Harris, me të cilin çifti kaloi kohë pas takimit të tyre të parë në Big Apple për të parë “Slave Play” të tij.

Videot në mediat sociale tregojnë një West shumë të qeshur, 44 vjeç, dhe shumë nga miqtë e Fox-it që e rrethojnë teksa ajo fryn qirinj në tortën e ditëlindjes.

Kjo është hera e parë e Fox dhe e rep artistit të hitit “Flashing Lights” së bashku, që nga udhëtimi i tyre i në Javën e Modës në Paris.

Julia Fox dhe Kanye West në Javën e Modës në Paris.

Burime pranë dyshes, West dhe Fox , kanë zbuluar po ashtu se ata kanë ndihmuar njëri-tjetrin të shërohen nga ndarja e tyre me ish partnerët, Kardashian dhe Artemiev.

“Të dy sapo dolën nga marrëdhëniet e tyre të mëparshme dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin të rimëkëmben jashtëzakonisht”, tha një burim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore