Sport

Joshua pranon kushtet për ndeshjen me Fury-n


Ndeshja e shumëpritur mes Tyson Fury-t dhe Anthony Joshua-s po afron edhe më shumë.

Fury i kishte propozuar Joshua-s 40 për qind të fitimeve të ndeshjes që të përballet me të.

Ky propozim raportohet që është pranuar nga Joshua, por për datën e ndeshjes ende nuk është rënë dakord.

Fury kishte kërkuar që ky duel të zhvillohet më 12 nëntor, por Joshua kërkon një muaj më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Ai synon që përballja të zhvillohet më 17 dhjetor. Nuk ka pasur ende asnjë përgjigje nga Fury dhe ekipi i tij për këtë ndryshim të lehtë, por nuk duhet të jetë problem.

Kujtojmë që Fury kishte dalë tashmë në pension para kësaj ndeshje, por vendosi të rikthehet në ring për t’u përballur me bashkëvendësin e tij.

Joshua së fundmi është mposhtur nga Oleksandr Usyk, derisa në pesë ndeshjet e fundit ka humbur tri prej tyre, duke përfshirë dy me boksierin ukrainas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore