Lajme

Johnny Depp fiton gjyqin ndaj Amber Heard


Gjykata i jep fund një prej çështjeve rozë më në zë të dekadës së fundit.

Të drejtë – të paktën më së shumti – ka Johnny Depp dhe për akuzat se Amber Heard ka shpifur ndaj tij, ai do të marrë një kompensim prej 15 milionë dollarësh.

Mënyra se si do të ndahet dëmshpërblimi për Depp, është ai i 10 milionë dollarëve në kompensim për prishje imazhi dhe 5 milionë dollarë të tjera në formën e dëmshpërblimit për çështjen gjyqësore.

Gjithsesi, një farë e drejte i është dhënë edhe aktores amerikane, por jo kundrejt gjithë akuzave që ajo ka ngritur ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Heard do të marrë një kompensim prej vetëm 2 milionë dollarësh, si kompensim për pishje imazhi.

Menjëherë pas vendimit, Heard ka shpërthyer në lot, teksa Depp nuk ka qenë i pranishëm në sallë.

Aktorja lëshoi edhe një komunikatë për shtyp, ku ka shprehur zhgënjimin nga vendimi i jurisë.

“Jam zemërthyer”, ka shkruar ajo. “Jam zemërthyer sepse mali me prova që paraqita, nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë së madhe dhe të pamatshme që ka imazhi i ish-bashkëshortit tim”.

Ajo vijon më tej se më së shumti, është e zhgënjyer për fatin që do të kenë vendimet për gra të tjera. Kjo, pasi çështja Heard-Depp sipas saj, tregon një hap pas në shoqërinë e barabartë.

Pavarësisht se Depp nuk ka qenë i pranishëm në sallë, mbështetësit e tij kanë brohoritur me të madhe kur vendimi i dha.

Më së shumti, ata dëgjoheshin teksa bërtisnin: Johnny, Johnny!

Një reagim ka pasur edhe nga vetë Depp, i cili tha se “juria, i ktheu atij më në fund jetën që kishte mbrapsht”.

Përtej çdo fakti, juria e gjeti në faj aktorin e njohur amerikan karshi ish-bashkëshortes së tij, edhe pse çështja nuk bie në sy përpara akuzave që janë pranuar nga pala e Depp.

Nëse kryhet diferenca mes shumave për t’u paguar, ai do të marrë 13 milionë dollarë kompansim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore