Jetesë & Stil

John Travolta: “Si një ëndërr”, vallëzimi me Princeshë Dianën


Aktori amerikan, John Travolta, ka pushtuar mediat rozë teksa ka përshkruar momentet e vallëzimit me Princeshën Diana. Travolta, i kërkoi princeshës që të vallëzonte me të në një darkë shtetërore të Shtëpisë së Bardhë në vitin 1985.

Momenti i çiftit së bashku në skenën e vallëzimit lindi një nga momentet më ikonike të Princeshës Diana, veshur me një fustan dramatik nga Victor Edelstein, që i dha asaj shkëlqimin e merituar.

Në një intervistë për Esquire Mexico, Travolta rrëfeu se ndërsa vallëzimi aktual ishte pjesa e lehtë, “privilegj dhe nder i madh”, marrja e guximit për t’i kërkuar princeshës Diana, të bashkohej me të në vallëzim ishte “shumë më nervoz”.

“Vallëzimi ishte pjesa më e lehtë, por prezantimi i Dianës në mënyrën e duhur, përcjellja e sigurisë dhe kërkesa për vallëzim, ishte një mision i komplikuar”, tha Travolta.

“Kur e mendoj atë skenë vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë gjithë ato vite më parë, më duket si një ëndërr. Shkova tek ajo, e preka në shpatull dhe i kërkoja të vallëzojë. Ajo u kthye dhe kur më pa me një buzëqeshje joshëse, më pranoi ftesën”, tha Travolta teksa përshkruante skenën e vallëzimit me Princeshën Diana.

Ndryshe, në një intervistë të vitit 2007, ylli e vlerësoi momentin e vallëzimit me Princeshën Diana si “shpëtimin” e karrierës së tij, ndërsa ai vazhdoi të shfaqej në “Pulp Fiction” dhe “Get Shorty”.

“Ky ishte një moment i mahnitshëm sepse isha duke dështuar në karrierën time dhe askush nuk ishte i interesuar për mua. Papritmas, unë isha e vetmja gjë që kishte rëndësi në Amerikë, u bëra temë diskutimi e çdo tryeze”, tha John.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore