Lajme

John Kerry, vizitë në Kinë për klimën


I dërguari amerikan, John Kerry, po niset drejt Kinës për të caktuar disa synime para një samiti virtual për klimën, të cilin do ta drejtojë presidenti Joe Biden, javën e ardhshme.

Pas një mosmarrëveshje të madhe diplomatike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), të dyja palët shpresojnë të bashkëpunojnë në lidhje me planet për të ulur në mënyrë drastike emetimet.

SHBA-ja dëshiron që Kina të ndërpresë ndërtimin e termocentraleve me qymyr dhe të ndalojë financimin e ndërmarrjeve të qymyrit jashtë vendit.

Kina, nga ana tjetër dëshiron që SHBA-ja të japë më shumë para për vendet në zhvillim,  të marrë teknologji të pastër dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike.

Duke folur për agjencinë e lajmeve CNN, Kerry tha se bashkëpunimi me Kinën ishte “absolutisht i rëndësishëm” për të luftuar krizën e klimës.

“Po, ne kemi mosmarrëveshje të mëdha me Kinën për disa çështje kryesore. Por klima duhet të qëndrojë e vetme”, tha ai në deklaratën e tij.

A është vendosur Kina për ‘hap të madh’ në ndryshimin e klimës?

Ai shpreson të shpëtojë marrëdhënien mes vendeve, për të lejuar përparim në samitin virtual të presidentit Biden më 22 dhe 23 prill.

Shkencëtarët paralajmërojnë se pa një marrëveshje midis ndotësve më të të mëdhenj të botës, ka pak shanse për të shmangur ndryshimin e rrezikshëm të klimës.

Bernice Lee, një ekspert i Kinës në institutin Chatham House, tha se “ky është një lajm i mirë, të paktën ata po flasin në prag të samitit”.

“Do të ketë çështje të mëdha për të zgjidhur të dy palët. Por ato duhet të zgjidhen”, shtoi më tej ai.

Asnjëra palë nuk e ka deklaruar zyrtarisht masterplanin e saj të klimës në OKB dhe secila po përpiqet të marrë më shumë koncesione nga tjetra.

Shtetet e Bashkuara munguan në negociatat për klimën gjatë mandatit të presidentit Donald Trump dhe tani ka si synim të ulë emetimet në mes 57% -63% nën nivelet e 2005.

Presidenti Biden pritet të deklarojë ofertën zyrtare të SHBA para, ose në samitin e javës së ardhshme.

Kina, ndërkohë, është zotuar të arrijë kulmin e emetimeve të saj deri në 2030 dhe të arrijë neutralitetin e karbonit deri në 2060 (kjo do të thotë të presësh të gjitha emetimet e karbonit nga lëndët djegëse fosile, por duke lejuar akoma emetimet e fermave të metanit – një tjetër gaz për ngrohjen e planetit).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore