Lajme

John Bolton: Nuk e sugjerova idenë e shkëmbimit të territoreve, por ende mendoj që është e drejtë


John Bolton

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Donald Trump, John Bolton, ka thënë edhe njëherë se nuk qëndron prapa idesë së shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Bolton, në një paraqitje në “Foreign Press Association”, ka konfirmuar përsëri se Bashkimi Evropian nuk e ka përkahur, por sidoqoftë, ai ende mendon që ky projekt “është i drejtë”.

“Nuk e sugjerova këtë unë, po flisnin për këtë. Por u vërtetua politikisht e pamundur në Kosovë, e më pas edhe në Serbi. Tony Blair erdhi më vizitoi rreth kësaj, dhe më tha se kemi liderë që mund ta bëjnë këtë”.

“Nëse palët do ta bënin, evropianët nuk e përkrahën, unë kisha thënë se do të perkrahim dhe ende mendoj që është i drejtë”, shtoi ai.

Ai ka treguar edhe një bisedë që kishte pasur me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, rreth kësaj çështje.

“Sekretari i shtetit atë kohë tha se nuk mund të duam paqen më shumë se palët, nuk mund të inponojmë zgjidhje, por nëse e arrijnë, ne duhet ta përkrahim. Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja për shkëmbim të territoreve… por çelësi ka qenë që dy shtetet të ishin të pajtimit, derisa nuk ishte e imponuar nga dikush tjetër”, theksoi ai.

Ndryshe, Albanian Post pati realizuar një intervistë ekskluzive me John Bolton ku tregoi se pse ishte bërë ithtar i shkëmbimit të territoreve në vitin 2018. Ndryshe nga propozimet e tjera, mendonte ai, kjo ide vinte nga vetë liderët ose të paktën ashtu iu kishte prezantuar atij.

“Unë më pas pata folur me të dy liderët, (Hashim) Thaçin dhe (Aleksandër) Vuçiç-in dhe ata ishin të gatshëm ta provonin, sepse nuk më takon mua si një i jashtëm të vij me një zgjidhje perfekte, u takon vetë palëve. Besova se ia vlente të provohej, më vjen keq që nuk funksionoi”.

Kundërshtar të asaj ideje – përveç kundërshtimeve të brendshme – ishin edhe disa liderë evropianë dhe Bolton i pati disa ide pse.

Një nga arsyet, thotë ish-ambasadori i SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ishte frika se po të ndodhte mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhonte një cikël zhvillimesh në Ballkan.

Por, arsyeje tjetër, sipas Bolton, ishte se “evropianët u irrituan që amerikanët ishin të përfshirë në këtë çështje”.

Intervistë ekskluzive me John Bolton: BE-ja s’mund ta zgjidhë problemin e Kosovës me Serbinë, propozimi franko gjerman e vazhdon status quon – ja pse isha për shkëmbim të territoreve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore