Lajme

Joanikije thotë se Gjukanoviç ka dashur ta fshijë kishën serbe nga faqja e dheut


Mitropoliti i fronësuar në Manastirin e Shën Pjetrit të Cetinës, Joanikije

Mitropoliti Joanikije i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, ka deklaruar se autoritetet malazeze i kanë trajtuar ata “si një armik të shtetit që duhet të fshihet nga faqja e dheut”.

Duke iu referuar ligjit që Milo Gjukanoviç miratoi për “Liritë Fetare” në vitin 2019 sa ishte kryeministër, Joankije ka thënë se përkundër përkjekjeve për “dialog të ndershëm” mes qeverisë dhe kishës, “filloi persekutimi”.

“Qeveria miratoi ligjin për konfiskimin e të gjithë pasurisë së kishës dhe transferimin e saj në shtet”, ka theksuar ai gjatë një vizite në Rusi dhe shtoi se “ideja ishte t’i jepnim tempuj kishës malazeze që do të formohej nga qeveria dhe të ndryshonte identitetin e njerëzve, t’u fshihej kujtesa”, tansmeton mediumi malazez “Analitika”.

Duke folur për trazirat në Cetinje, që ndodhën vitin e kaluar gjatë fronësimit të tij në Manastirit e Cetinjes, ai kujtoi se Gjukanoviç, “mund ta përdorte kundër nesh, me pretekstin se jemi faktor përçarës, se kërcënojmë stabilitetin e shtetit, se nuk respektojmë ligjet”.

Ndryshe, shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Milo Gjukanoviç dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës e kishin kundërshtuar ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Edhe sot, ceremonia shihet si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.

Këtë ide e shfaqi për herë të parë ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin.

Vulin pati thënë në një tubim të partisë së tij më 18 korrik, se “detyrë e këtij brezi politikanësh është të krijojë botën serbe” dhe “t’i bashkojë serbët kudo që jetojnë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore