Jetesë & Stil

Joan Collins hedh kunja kundër familjes Kardashian


Aktorja dhe shkrimtarja e njohur, Joan Collins, se fundmi  ka bërë bujë në mediat rozë, ndërsa ka adresuar kritika drejtuar familjes më të famshme në botë, asaj të Kardashian.

Collins në librin e saj, ” My Unapologetic Diaries”, ka theksuar faktin se ajo the Kris Jenner gëzojnë një miqësi prej vitesh, por gjithashtu, ajo ka thënë se kjo nuk e zbeh fare të vërtetën se motrat Kardashian, e kanë “tepruar” me operacione plastike.

Joan Collins dhe Kris Jenner.

“Ato buzë aq të mëdha të motrave Kardashians, vërtetë duken qesharake. Më falni! Dhe nëse njerëzit duan të sillen rrotull duke u dukur kështu, unë do të qesh me ta”, është shprehur autorja.

“Kris Jenner, nëna e tyre , është një shoqe e mirë e imja dhe nuk dua të jem e pasjellshme për fëmijët e saj, por ka shumë operacione të tmerrshme atje dhe unë kam folur me miqtë e mi për këtë, dhe garant e keni bërë edhe ju”, ka shtuar ajo.

Familja Kardashian, e referuar edhe si familja Kardashian – Jenner, është një familje amerikane e shquar në fushat e argëtimit, reality TV, dizajnit të modës dhe biznesit.

E krijuar nga Robert Kardashian dhe Kris Jenner, familja përbëhet nga fëmijët e tyre Kourtney, Kim, Khloe dhe Rob Kardashian, si dhe nipërit e mbesat e tyre.

Familja Kardashian.

Pas divorcit të Kris dhe Robertit në vitin 1991, Kris u martua me Caitlyn Jenner (atëherë Bruce), me të cilën ajo kishte dy vajza: Kendall dhe Kylie Jenner.

Familja Kardashian.

Familja është e njohur për formatin e tyre të reality show, “Keeping up with Kardashians”, dhe gjithsecili anëtar gëzon një reputacion të gjerë, përfshirë edhe Rob Kardashian, i cili është i vetmi që i është larguar syrit të kamerave.

Për dallim nga të motrat, Rob-i, ka tentuar ta mbajë privatësinë e tij në nivel, por që popullariteti i familjës e ka cënuar shumë herë.

Rob Kardashian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore