Sport

Jo vetëm Felipe Anderson, Juventusi kërkon një tjetër yll te Lazio


Mattia Zaccagni - Felipe Anderson - Pedro

Gjigantët e Serie A, Juventus kanë nisur kontaktet për anësorin e Lazio-s, Mattia Zaccagni, teksa po kërkojnë të bëjnë një lëvizje gjatë verës. “Zonja e Vjetër” gjithashtu ka qenë e interesuar për një tjetër yll të lacialëve, Felipe Anderson, i cili përfundon kontratën verën e ardhshme.

Italiani ka qenë i lidhur me një lëvizje të bardhezinjtë në muajt e fundit dhe gazetari italian, Giovanni Albanese ka raportuar për interesimin e Juve-s për anësorin.

Marrëveshja aktuale e Zaccagni-t skadon në verën e vitit 2025 dhe kjo është arsyeja pse ai është një mundësi tërheqëse për Juventus-in.

Drejtori i Juventus-it, Cristiano Guintoli e ka pëlqyer atë që nga koha e tij te Napoli dhe kjo është arsyeja pse Zaccagni është ende me interes tani.

Kontaktet me rrethin e lojtarit tashmë kanë ndodhur dhe drejtuesit e bardhezinjve e kanë bërë të qartë se duan ta sjellin lojtarin në Torino gjatë verës. Ata kanë pasur bisedime të kufizuara me Lazio-n, por kjo mund të ndryshojë më vonë.

Në ndeshjet e ardhshme të Juventus-it kundër Lazio-s, ata do të kenë më shumë mundësi ta shikojnë atë duke luajtur dhe do ta vlerësojnë atë nga afër.

Juve mund të shesë Moise Kean dhe Federico Chiesa në verë, me takime për të ardhmen e tyre të planifikuar në fund të sezonit. Zaccagni shihet si një zëvendësues i mundshëm për njërin prej tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore